Artikulli 1



  1. Gazeta <Shpigel>, Gjermani, 2008.

    Doktori misterioz Zobin

    Benjamin Bidder

    Perkthimi eshte kryer me disa shkurtime

    Vdekja gjithmone e kishte hipnotizuar Devidin, madje e terhiqte ne ate rruge. Ky tatuazh pershkruan nje kafke, dhe nga syte e se ciles dalin krimba.

    Ndertuesi 32-vjecar plot muskuj e me floke te zeza, vinte verdall parkut, ne venat I tij qarkullonte droga e mallkuar. Donte ti jepte fund gjithe kesaj duke mare nje mbidoze. Shoqja e tij Martina e gjen pa ndjenja duke I thene: Ti ke lene takim ne Moske
    Lindjen e larget narkomanet si Devid Shumaker, e shikojne si shpresen e fundit. Ne kryeqytetin rus ata kerkejne shpetimin e tyre per te jetuar nje jete te re pa droge. I sjell ata ne Rusi, e keqja e fundit e luftes se ftohte – terapia (e cila ka hapur shume debate). Ish doktori i ushtrise sovjetike doktor Zobin ka sheruar mijra paciente nga Zvicra, Gjermania, Austria, Italia, Greqia... Kjo klinike se shpejti hap filialin e saj ne Mal te Zi. Qe keshtu do te jete nje lehtesi per pacientet qe do te shkojne ne Mal te Zi ne qofte se do te kene probleme me marjen e vizave per ne Rusi. Doktor Zobin e ushtron profesionin e tij  per momentin vetem ne kliniken e tij ne Rusi.
    Doktor Zobin – trupshkurter, me mustaqe dhe me nje shikim simpatik shikon pacientin e tij. Tani plot nje muaj pas tentativash vetvrasjeje Shumaker ri ne divan. Ka kohe qe ti nuk je i zoti I vetes, I thote Zobin pacientit te tij. 14 here lufte me drogen dhe te 14-ta heret ishin per Shumakerin pa sukses. Kohet e fundit ai shpenezonte per pluhurin e bardhe nga 200 euro ne dite. Nje dite madje thjeu dhe bankomatin, kur nuk terhoqi dot leket e mjaftueshme. Neteve ne ndertesat ku punonte shkulte kabllot prej bakri dhe tubat. Bleresit e paguanin me 5 euro per kilogram.
    Zobin do ti jape fund ketij tmerri. Doktori vulos ne trurin e pacientit te ashtuquajturen kujtesen e narkotikes. Gjeja e fundit qe Shumakeri shikon, eshte nje detektor tymi ne tavan. I cveshur deri ne mes eshte shtrire ne shtratin e  klinikes. Procedura zgjat 30 minuta. Shumakeri tregon i shokuar pas procedures: mu duk sikur detektori I tymit me thithi brenda me nje shpejtesi te madhe, dhe sikur fluturoja brenda neper tuba. Cmenduri.
    Naten, per here te pare pas shume javesh, ai do te fle i qete. Mengjesin tjeter nga mendja e tij ishte zhdukur plotesisht. A eshte e mundur te harrosh drogen te cilen e perdora per 16 vjet?
    Shkencetaret kane studiuar dhe detajet me te vogla se si ndikon droga ne trurin e njeriut dhe kane pershkruar gjithcka madje dhe ndryshimet me te vogla ne nivelin molekular. Pas kurimit fizik  90% e pacienteve i kthehen perseri rruges se droges. Edhe pas muajsh te tera kurimi fizik 2/3 e pacienteve i kthehet rruges se droges. Mjekesia tradicionale nuk eshte ne gjendje ti ndihmojne narkomanet qe jane ne gjendje te rende. Kurse pas sherimit tek doktor Zobin, 3 nga 4 paciente ngelen te paster. Si  mundi Rusia te bente arritje kaq te suksesshme ndersa per studiuesit e perendimit te gjitha mundimet pa sukses? 
    Gjate periudhes se Bashkimit Sovjetik, Doktor Zobin ne fillim te viteve 80 ka sherbyer si psikiater ne nje nga spitalet e Uzbekistanit. Ne fillim te vitit 1979 ushtria sovjetike ne territorin e komshiut jugor filloi luften kunder moxhahedeve. Pati kaq shume te plagosur saqe doktoreve u duhej te hapnin kampe dhe perpara spitalit. Shumica e te plagosurve ishin te semure me varesi prej droge. Afganistani dhe sot eshte nje nga prodhuesit me te medhenj te opiumit. Zobin, e perpunoi kete metode vete, kurse punimet paraprake e kane fillimin qe ne kohen e laboratoreve ushtarake: Ne e testuam kete metode tek minjte me varesi droge.
    Pacientet prej Gjermanise dhe Zivicres te cilet gjeten shpetim tek doktor Zobini, u mblodhen te festojne kete ngjarje ne tarrace duke pjekur mish, salcice, misra ne hell  ne qytetin Baden te Zvicres. Festojne sherimin e tyre nen muziken e nje grupi xhaz. Kristian Ramboi nga Berlini pikturoi nje tatuazh (nje shenje te kuqe me cekic dhe draper) per ta patur kujtim nga Moska. Para kater vjetesh per arsye te mbidozes ai humbi shoqen e tij. Ne vitin 1996 madje ka qene dhe i arestuar nga policia ne pranine e nenes se tij. Para nje viti ai erdhi ne Moske, dhe qe nga ajo kohe, sic thote vet ai, eshte cliruar plotesisht nga droga.
    Kristofer nga Interlakeni ka mare heroine 20 vjet. E shoqja Nadin nje dite e detyroi te zgjidhte: ose droga ose une dhe dy femijet/ Kristoferi 36 vjec vajti ne Moske ne nentor te vitit te kaluar. Zobin ne na lumturoi. – thote Nadin. Sot shikoj Kristoferin dhe them me vete: sa bashkeshort dhe baba i mire qe eshte.
    Pse ai e mban sekret receten e terapise se tij? Premton qe se shpejti do te publikoj per te, nga ana tjeter tregon per rrezikun vetem e vetem per asrsye, qe metoda e tij mos te bie ne duar te keqija…doktori misterioz Zobin. Ai buzeqesh dhe thote: Psikoterapia nuk ka qene asnjehere plotesisht transparente. Ajo deri diku ngelet art.
    Ne katin e 3-te te viles luksoze ndodhet Robert Hemmig 56 vjec, president I shoqerise se mjekesise se varesise prej narkotikes. Para dy vjetesh ai erdhi ne Moske nga interesi per te pare se c’fare kane lene pas hulumtimet sovjetike. Dicka mund ta them i sigurt, - thekson Hemming, - Zobin ne menyre mjeshterore fiton besimin tek pacientet.
    Nje muaj pas kthimit nga Moska Shumaker, gjeti pune ne Cyrih. Gjate punes ne ndertim ai kalon tani me shume kohe ne ajer te paster. Ai madje ka shtuar 5 kilograme. Tatuazhet   i do akoma thote, por jo te kene te pikturuar kafka. Ne tatuazhin e tij te ri shkruhet: 

    "Reborn, remade. Survived"

No comments:

Post a Comment