Artikulli 4

  
Ejani urgjentisht, ai eshte pa ndjenja..
    
Shoman Agnesh
Perkthimi i artikulit fillon me disa shkurtime.

Ejani urgjentisht, ai eshte pa ndjenja…
Shtepia eshte plotesisht e grabitur…
Kush I hapi nenes syte…

Te themi te drejten: ne tashme jemi mesuar mos ti japim rendesi kur degjojme, qe neper dogana ndalohen thase me lende narkotike qe kapin vleren e miliona lekeve, kur degjojme qe dikush kultivon ne kopshtin e vet keto bime, kur njerez te panjohur rrethojne shkollat duke u ofruar nxenesve droge. Neve nuk na ben pershtypje dhe kur ne lajme degjojme qe vajza e djem te moshave te vogla gjenden te pajete ne sheshin e tualetit, neper diskoteka, apo afer ndonje ndertese te braktisur.

Varesia prej Droge! Mbidoza…bejm sikur kuptojme dhe u kthejme pergjigje me gjeste.
Historia jone eshte e vecante, por ajo mund te ishte dhe historia e mijra te tjereve. Te flasesh per kete ja vlen, sepse dhe nje shkendije e vogel  ne fund te tunelit eshte e afte te te japi shprese. 

Shtepi private me kopesht ne nje nga rajonet e periferise se Budapestit. Nena - petagoge, babai – inxhinjer, motra studion ne institut. Tomash (emri eshte i ndryshuar) 21 vjec. Ne moshen 16-vjecare ai per here te pare provon marjuanen. Dhe keshtu kthim mbrapa nuk kishte, hap pas hapi ariti tek heroina.
Heret ne mengjes vjen kontrolli policor. Tomashit i vendosin prangat…Por shume shpejt e lirojne per arsye se eshte nen moshe. Tomashi punonte ndonjehere por leket I harxhonte shpejt. 

Nga shtepija filluan te zhduken sendet. Byzhuterite e arta, leket, me vone madje dhe byzhuterite e gjyshes, majtofoni, video – gjithcka. Prinderit ne fillim i folen, me vone ariten deri ne ultimatum: u perserit dhe nje here – ik nga shtepia. Dhe iku. Per disa dite nuk degjuan asgje per te  deri sa nje dite miku I tij I telefonoi per ti lajmeruar qe djali I tyre eshte pa ndjenja dhe te vinin ta mernin. Disa here u munduan ta kuronin ne kliniken Nire Djuri tek doktor Funka dhe doktor Kashshai-Farkasha, por pa sukses. Tomash kundershtoi te perdorte depridol dhe u aratis nga klinika.

Une per kohe te gjate nuk kuptoja, ndoshta as nuk doja te kuptoja se c’fare po ndodhte, - tregon nena. Por fakte te reja me dekurajuan dhe me shtyne te shkoja tek nje mike time e vjeter doktoreshe Mlinaric Edit, kryetare e shoqates "MATRIKS", e ndertuar per familjaret e narkomaneve. Ajo per ore te tera me shpjegoi se c’fare e priste familjen tone dhe djalin. Gjithe rruges per ne shtepi qava. Kryesorja – Tomash eshte  semure rende, une jam nena dhe duhet ta nxjerr nga kjo rruge.

Rokshani Kund, sekretare e shoqerise "MARTIKS" i tregon nenes se ne periferi te Moskes, ne qendren spitalore te doktor Mihail Zobin tashme 8 vjete sherojne suksesshem pacientet nga varesia psikologjike e droges.
Djali nuk kishte pashaporte, nuk kishte as rroba e kepuce te sakta – te gjitha u shpenezuan per droge. Por me e veshtira per Tomashin ishte te qendrote 3 jave pa mare droge para se te vente ne Moske. Nuk mundi pa droge…..sa nena ishte gati dhe ta rrihte. Ju desh ta shtynin daten e takimit per Moske. Prinderit e mernin me vete dhe ne pune, qe ta kishin nen kontroll keto tre jave qe nuk duhej te merte droge.

Dhe me ne fund, Tomashi – pacienti i pare hungarez ne qendren mjekesore te doktor Zobinit ne Moske.

-             Per kurimin le te flasi vete, jane emocionet e tij – thote nena.
Une  pashe, qe u ktheva ne shtepi me djalin tim te ri. Shpirti I tij ju hap papritur botes. Tani per te u be  interesante dhe cdo gje e vogel, filloi te gezonte perseri, filloi te shoqerohej me shoket e tij te vjeter te shkolles, "te paster: nga droga. Ne vere shkoi me ta jashte shtetit. Dha provimin per te mare patente per automobil, vete u fut ne pune, filloi te mendonte per te perfunduar gjimnazin. Kur I them te me ndihmoje - me kenaqesi shkon dhe blen ushqime.

Dua te tregoj dhe se si kur po vinim ne shtepi nga Moska vendosem te bejme te pamunduren te dergojme tek doktor Zobin dhe shokun e tij te ngushte. U vonuam! Kur u erdhem ne shtepi, degjuam qe ai vdiq nga mbidoza. Ishte e tmerrshme! Por ndoshta nga tronditja e lajmit Tomashi u be dhe me i vullnetshem per veten  e tij.

No comments:

Post a Comment