Artikulli 5

Gjerpera e fundit sheruese.


Shprese apo tmerr?

Degjuam qe thuhej se Rusia ka nje doktor i cili sheron te semuret narkomane ne menyre shume te shpejte dhe se kjo metode funksionon afersisht – 80%. Gazeratja Nina Hermann, shume shpejt filloi hetimet. Ajo shkoi dhe e gjeti pikerisht, doktor Zobinin i cili sheron te semuret narkomane.  Procedura zgjat vetem 3 dite dhe kushton pak mijra franka. Kjo metode eshte e perpunuar qe ne kohen e Bashkimit Sovjetik. Se si funksionon – doktori nuk e thote dhe nuk ka te drejte ta thote.
Eshte nje perralle e tmerrshme e luftes se ftohte? 
Nina Hermann se bashku me Patrik Lutz, nakroman heroine, shkuan nga Shen Gallen per ne Moske. Konfirmoj qe kjo metode funksionon – thote Nina. Nga nje narkoman i semure, Patriku u kthye ne nje njeri normal te lumtur dhe te sigurt ne vetvete per jeten e tij.
Historia – shprese? Sipas standarteve te mjekesise perendimore doktor Zobinin kurre nuk do ta lejonin te perdorte metoden e tij:  pa nje praktike, pa studime afatgjata ne kete fushe, pa asnje transparence. Kjo pyetje behet dhe me e veshtire per sa i perket pikepamjes etikore nderhyrja ne personalitetin e njeriut. Debati mbi metoden e Zobinit sa ka filluar. Lexoni ne gazeten tone historine e < Gjerpera e fundit sheruese > dhe krijoni mendimin tuaj personal. 

HEROINA

Teksti: Nina Hermann

Fotograf: Dmitrij Beljakov dhe Majnrad Shade  

Pas 23 vjetesh perdorimi lendesh narkotike (heroine) Partic Lutz vendosi te sherohet nepermjet metodes me radikale ne bote – metodes se doktor Zobinit nga Moska. Ata te cilet pas sherimit nepermejt kesaj metode i kthehen perseri heroines – i pret vdekja. "SIE+ER" shoqeroi pacientin zvicerian per sherim tek doktor Zobini dhe u njoh me historine e fshehte te suksesit se kesaj metode e cila mund dhe te mos ekzistonte ne qoftese nuk do te ndodhte lufta e ftohte.
E ndiente koken shume te nxehte, pastaj Patriku sikur u ngrit ne qiell. Ai mundte te fluturonte me shpejtesine e rezes se drites. Shikonte shume drite.
"Tani ne thyejme matricen", tregon doktor Zobin ne nje pamje grafike ne monitor se si linjat rriten dhe ndryshojne ngjyren. Patriku eshte shtrire me syte e mbyllur, plotesisht i qete kurse pulsi i zemres eshte 126 rrahje per minute. Ky eshte famulli me i mire i jetes se tij. I fundit – ne qofte se ky mission do te dale me sukses.
Qendra mjekesore e doktor Zobinit – nje ndertese me tjergulla e ngjyre te verdhe ne periferi te Moskes.  Kjo klinike private eshte nje ndertese 2-kateshe e viteve 70 e cila ndodhet ne teritorin e spitalit ushtarak.
Patric Lutz 38 vjec nga Shen Gallena e Zvicres ka provuar cdo gje. Per plot 23 vjet, heroina per te eshte bere miku me I mire dhe armiku me kryesor.
Patric Lutc punon si teknik ne nje qender kulturore. Ai eshte njeri I kendshem dhe me ndjenje humori. Ne 7 te mengjesit ai merte dozen e tij te pare kurse ne 5 te pastides, te dyten sipas nje programi shteteror. Me Patrikun nuk do te ndodhte asnje ndryshim ne qofte se vajza e tij nuk do ti kishte thene se ajo do te kete nje baba te lumtur dhe pa stres. Vajza e tij 10-vjecare  jeton me nenen, ish-bashkeshorten e Patrikut e cila para nje viti mesoi per metoden e Zobinit. Por Patriku eshte me dyshime per kete metode: 80% e rasteve kane dale me sukses pas 3 ditesh kurimi – po, e dime, kemi degjuar.

Gjithsesi ne 12 mars te vitit 2006 me numer fluturimi 226 Patriku fluturoi nga Cyrihu per ne Moske. Bashke me te edhe 2 shoqerues (nje mashkull dhe nje femer). "Humori i tyre dhe forca per te jetuar me binden – thote Patriku. Edhe une desha ta perjetoja kete ndjenje". Udhetimi I ketij cifti per tek doktor Zobinit I perket te kaluares. Bjondja konsultane e PR Nikol Gir, e kaloi kete kurs ne vitin 2000. Punonjesi I Green peace Nenad Lazovic – ne vitin 1997, ajo - pas 7 vjetes kurse ai -  pas 9 vjetesh. "Pas kthimit nga Moska horoina u be per ne absolutisht jo interesante" - thone ata. Ne hapesiren gjermano-folese se bashku, ata filluan te organizojne udhetime per te shkuar tek doktor Zobin. Patriku – pacienti I pare nga Zvicra, I cili vendosi te kurohet sipas "metodes moskovite".
Para se te fillojne kurimin ne klinike, pacientet duhen te jene pastruar nga heroine per 21 dite. Ne 13 janar Patriku mori vaksinen e fundit te tij prej heroine. Pas udhetimit ne Moske ai kurre nuk duhet te marre me heroine.

E hene, 13 mars 2006. Klinika qendrore e spitalit ushtarak. Makina ndalet tek Qendra mjekesore e doktor Zobinit. Ketu eshte qete, - thote Patriku duke u ulur ne nje divan prej lekure ne dhomen e pritjes. Fotografine e doktor Zobinit, Patriku e kishte pare ne internet. Me floke dhe mustaqe te thinjura, me sy kafe dhe me nje shikim te vemendshem, doktori  pershendet Patrikun, Mire se erdhe, Patrik.

Doktor Mihail Zobin, 49 vjec, me pare ka punuar si psikiater ushtarak. Ai ka  studiuar dhe per psikoterapi. Doktori shkruan shkurt: Patriku ne moshen 14 vjecare ka filluar alkolin dhe marjuanen, ne moshen 15 vjec – kokainen, dhe nga mosha 16 e tutje – heroinen. 3 vjet ka qene ne burg per shperndarje droge por dhe aty, ai ka marre droge. Me tej, ka marre pjese ne shoqeri - nje program shteteror ku merrte hereoine. Qe nga ai moment, Patriku merrte vetem heroine.
Me tej doktori i thote Patrikut, - "varesia qe ke prej droge eshte semundje psikologjike". Doktori fillon te skicoje nje nje karton duke I treguar Patrikut, disa trekendesha e receptorat e trurit prej te cileve kalonte heroina. Me pas I vizaton disa rretha te vegjel te kuq brenda trekendshave – nepermjet perdorimit te perhershem formohen disa stacione energjike, te cilat cojne gjithmone sinjal ne tru: un dua heroine. Zobin vizaton se si formohen keta receptore sa vete e me shume, te cilet kane lidhje me njeri tjetrin dhe kerkojne gjithmone keto substanca droge: Kjo eshte matrica te cilen ne duhet ta shkaterojme. Pas detoksikacionit, receptoret e etur per substancat e heroines bien ne gjume, dhe ne cdo moment ato mund te zgjohem perseri dhe shperthejne "si vullkan". 

Partiku falenderon doktorin dhe thote: asnjehere me pare nuk me kane shpjeguar kaq qarte dhe sakte se si qendron problemi nga harkomania. Faleminderit shume. 
Per shume arsye doktor Zobini flet me siguri te plote. Ai ka shume kohe qe punon me kete metode. Sepse ate qe ai ka kohe qe e di, koleget e tij sapo kane filluar ta studiojne. Zbulimet e fundit - gezuan "The New York Times", kur hulumtuesit amerikane zbuluan, qe shume lende narkotike shkaktojne disa dryshime ne tru, te cilat ngeln ne tru per jave, muaj dhe vite. Per doktor Zobinin keto informacione nuk jane dicka e re. Do te jepet mundesia ti bejme akoma pyetje doktorit, i cili nuk ka te drejte tu pergjegjet.
Gjate nje pushimi te vogel, Patriku dhe dy shoqeruesit e tij Nikol dhe Nenadi dalin jashte deres per te ndezur nga nje cigare. Doktor si z. Zobin asnjehere s’kam takuar – kaq te lirshem, te hapur dhe te vecante, thote Patriku i kenaqur. Baba Zobin – eshte legjende – thote Nenadi, ai ka sheruar te pakten dhjetra narkomane shoke te tij te vjeter nga qyteti e tij Beogradi. Per doktorin thuhen legjenda te ndryshme, sikur are e ruajne bodigardet qe ai te mos iki jashte shtetit. Por secili pikturon pikturen e vet.

Dhe ne Zvicer ata qe punojne ne sferen e sherimit nga varesia prej droge shpesh ndeshen me pyetjen, c’fare te bejne me metoden e Zobonit, shkruan ne prill te vitit 2006 "Scheriyer ryteyeitung" ne artikullin me teme “Premtim i sherimit nga Moska qe eshte ne diskutim – nje kurs mbrekulli per te semuret narkomane”. Autori citon shkrimet e Zobinit ne internet: Ne rastin me te mire – thjesht nje procedure e dyshimte.

Robert Hemig mendon ndryshe, president i shoqerise zviceriane te qendres mjekesore te sherimit prej harkomanise  "SSAM", i cili ishe i pari nga ekspertet perendimore qe doktor Zobin e lejoi te merte pjese plotesisht ne procesin e kurimit te pacientit: Megjithese shume gjera ngelen secret, kam mendimin se behet fjale per nje metode te perpunuar shume mire. Megjithese kjo nuk i pergjigjet paradigmave te mjekesise tone – nuk eshte arsye per ta diskriminuar. Ne raste te ndryshme mund ta rekomandoje kete metode pacienteve.
Ne qofte se ky sukses vertet arin afersisht ne 80% sipas statistikes se klinikes, Patriku kaloi kurimin nga narkomania jo vetem me radikal por edhe me te suksesshem ne bote. Vlera e kurimit eshte 6500 franka zviceriane, kurse me 12 500 ne Zvicer mund te blesh bileten ku futen te gjitha shpenezimet e udhetimit dhe hoteli.

Me tej doktori vazhdon. Si mbushet dhemballa, ashtu do te ti mbuloj neser receptoret e tu. Por ne fillim doktori do te bombardoj matricen: Ne perdorim magnet per te lekundur dhe ndare receptoret. Pastaj perdorim nje leng te vecante  dhe ti do te humbesh ndjenjen e kohes dhe te hapesires. Kur gjithcka do hapet, ne do perdorim neuropeptide, te cilet do te futen ne receptoret e tu dhe do ti vulosin ata. Neuropeptidet – jane substanca-kurriere te sistemit qendror nervor. Kaluan dy ore. Patriku i lodhur por degjon me vemendje. Ti asnjehere nuk e ke marre kurajon te zgjidhje problemet, por vrapoje direkt tek droga. E gjithe jeta jote fluturonte rreth heroines.
Tani Patriku eshte i sigurt si asnjehere me pare. Ai thote, vetem ne Hene mund t’ja lejoja vetes drogen. Por naten ate nuk mund ta zeje gjumi. Ai ka frike nga jeta pa droge. Patriku ri deri ne mengjes tek bari i hotelit Ukraina dhe shikon njerezit rreth e rrotull.
Ne kabinetin e procedures ai ndihet absolutisht i qete, pulsi 66. Patrik, ti tani do te ndiesh ngrohtesi ne koke, keto jane fjalet e fundit qe ai do te mbaje mend. Pas temperatures ne koke cdo gje ne rregull. Zeri i doktorit i kumbon Patrikut ne vesh.
Ne trupin e Patrikut jane ngjitur elektrodat te ciltat terheqin linjat magnetike dhe afer aparatura qe mat pulsin. Ne qafe, nje pajisje kercelluese. Fushat magnetike ndikojne ne proceset e trurit elektrokimik, te cilat percaktojne emocionet tona, kujtesen dhe realitetin tone. Shpirtin tone. Hulumtime ne kete fushe zhvillohen ne gjithe boten. Boten e profesionaleve e pret nje zbulim i madh. Pacientet jane te hypnotizuar nga ky sukses, kurse kjo per doktor Zobinin eshte mese normale.  Patriku i shtrire ne krevat thore: "wow, sa e cuditshme: dhe ai per here te pare flet anglisht, "I want coffee", kurse ne mengjes atij nuk i lejohej te pinte kafe. Trupi I tij fillon te dridhet. 

Ti fillon te vish ne ndjenja. Patriku nuk do, "Ky eshte udhetimi i jetes time", atij i pelqeu udhetimi virtual por gjithsesi i hap syte. Atij i duket sikur nuk ishte ai qe fluturonte neper ajer rreth dhomes si supermen (ne ato momente qe ishte shtrire). Duke hapur syte ai pyet: Po tani me lejohet te flas?. E tund koken si jo me besim, i bie gjoksit me dore dhe thote: "E ndiej veten si gorille". Eshte pak i tronditur. Atij i duhen dhe disa minuta qe te vije ne vete.
Ndersa doktor Zobini ka kohe te japi nje interviste. Cili eshte arti me i madh i masterit? – Cdo gje qe ka lidhje me psiqiken ka lidhje dhe me artin. Zobin buzeqesh. Ne artikullin mbi hulumtimet e tij, ai e pershkruan keshtu qellimin: riorientimi aktiv i pacientit ne nje sjellje pa kompromis. Me kete, cdo psikiater ushtarak mund te bej dicka.

Ai ka mbledhur nga koleget e tij te medhenj teori psiko- dhe te sjelljes nga te cilat ka permbledhur per shembull, "metoden e fshehur te ballafaqimit". Doktori i jep Patrikut disa koncepte te cilat ai i lidh me nje kontekst negativ mbi varesine e tij qe ka prej perdorimit te droges. Goditjet e para te matrices, kanalet e te ciles jane te fiksuara vetem per nje gje: DROGE!

Pas procedures Patriku edhe pse rri ne kembe me veshtiresi thote, qe mund te shkulte dhe pemet prej toke. Naten ai fle si asnjehere me pare qe nga mosha e femijerise. Kurse qe nga ky moment do te duhen disa vite qe te formohen receptore ti rinj. Po pastaj? Zobin thore: Une sheroj te semuret dhe jo fatin e jetes.

Ne fund doktori i rikujton dhe njehere pacientit tre pika qe ai duhet ti plotesoje patjeter:
1.       Mos te mbash kontakt me shoket e vjeter narkomane.
2.       Ti fillosh te merresh me sport.
3.       Te behesh I forte dhe te kesh besim ne vetvete.

Mbrapa ne Shen Gallen. Patriku pret me padurim te kontrolloje veten. Shkon menjehere tek rrugicat ku gjente droge: O zot, ata duken si te mbaruar. Ai ecen i sugurt ne vetvete, i gjithi shkelqen dhe kjo tregon se Patriku tani duket shume here me mire.
Pavaresisht se cfare do te ndodhte me ate ne Moske, Patrikut as qe i shkon ne mendje te kthehet ne rrugen e tij te vjeter. Ai e di se cfare e pret ne jete. Ai mund ta shijoje perseri shijen e gjelles. Rreth e rrotull cdo gje ka ndryshuar per te pas kaq vitesh vetmie, dhe femrat tani per te u bene me te terheqshme: sikur mes jetes time dhe meje qendronte nje murr, dhe tani ai u rrezua. Vajza e tij me gjithe gezim iu hodh Patrikut ne krahe dhe iu kthye perseri nenes se saj: Mami, shiko, babi tani duket krejt ndryshe.
Pas terapise tek doktor Zobini e gjithe kjo kaloi.

Tre narkomane te semure nga Zvicra shkuan ne Moske dhe u kthyen te paster. Raportues "SIE+ER" Mihael Merts u takua me ta.

Nikol Merki, 30 vjec, Baden
Ne fillim e merrte drogen me frymemarje, pastaj e ndizte, dhe ne fund te fundit e merrte me shiringa – dhe keshte 10 vjet.
Une gjithmone kujdesesha per veten. Gjithmone punoja. Drogen e bleja ne Cyrih dhe e perdorja ne shtepi. Vetem. Asnjehere nuk e kam quajtur  vetem te semure dhe te varur prej droge.
Nikol Mekri e gjitha shkelqen. Qe nga ajo kohe kur shkoi ne Moske, jeta e saj shkon ashtu si e mendonte gjithmone te ishte. Ajo punon dhe merr ate rroge qe ka deshire te mare. Po me pare? Ne moshen 19 vjece pas nje histori dashurie fatale, filloi te merrte: Ndihesha kaq keq! Desha ta provoja. Ne fillim – nje here ne jave. Por shume shpejt pata varesi prej saj. Nikol jetonte me prinderit. Ata ju vune pas te kurohej. Ajo u kurua dhjete here, ndonjehere edhe ne shtepi. Kjo eshte dashuri prinderore te cilet e durojne te gjithe kete. Ajo shiste hashash por e kapen, gjoba tre mije franka. Me ne fund, kurimi I fundit. Si gjithmone - pa rezultat. Nje mik i tregon asaj per metoden e doktor Zobinit. Po ku te gjenden leket per sherimin? Per kete ndihmoi nje doktor shtepiak.
Dhe keshtu ajo shkoi ne Moske tek vet doktor Zobini. Ai ngjante me Einshteinin. Te lente mbresa. Mbi te gjitha mua me beri pershtypje se si ai e ben punen e tij. Pastaj, me ne fund, kurimi. Cekic. Ishte sikur syte  e mi u kthyen permbys dhe vrapuan rreth organizmit tim si ne autostrade. Po kur u permende? Nuk mund ta pershkruaj ndjenjen qe perjetova ndryshe se: jam e lire! Cila eshte jeta e saj sot? E pa pershkrueshme, e mbrekullueshme. Po kur ajo kujton te kaluaren e saj, heroine? Nuk mund ti jap pergjigje kesaj pyetje. Eshte nje enigma e madhe.

Kary, 33 vjec, Cyrih
(emri eshte me ndryshime nga redaksia)
15 vjet ne heroine – dhe gjithmone punonte.
Me trup te mbushur. Ne sy te bien duart e tij te forta dhe me nje shikim te drejte. Une gjithmone kam punuar – thote ai me nje ton sikur kerkon falje. Qesh si femije dhe vazhdon: dikur e kam nderprere me nje interval tre vjete e gjysem. Pastaj u ktheva ne Cyrih, sepse rashe ne dashuri – dhe pastaj iu ktheva perseri. Perse pas kaq shume tentativash pa rezultat, vendose te besh edhe nje hap qe te clirohesh nga narkomania? E di qe jeta ime heret a vone do te behej copa copa. Per here te fundit mblodha perseri leket. Per here te fundit shkova ne kliniken Frankental. 
Pastaj Moska, doktor Zobin. Kam provuar gjithcka, por metoda e Zobinit eshte e vecante. Kary ka pare ngjyra te ndryshme, ndihej sikur ishte tek gjyshi dhe tek gjyshja. Ngrohte. Ngrohtesi njerezore. Vetem se nuk shikon dot asgje. Ne spital mjeket ishin te kujdeshsem. Diten e dyte - gjerpera kontrolluese se si kaloi kurimi. E para gje qe Kary beri me tu kthyer ne Zvicer – shkoi tek miqte e tij te vjeter. Te  shikosh te tjeret se si perdorin droge, me pare e ndieja veten si qen, te cilit i marrin kocken nga duart, mendon se c’fare do te ndodhte sikur tani kjo te ndodhte me mua?! Por kjo i perket te kaluares. Thjesht kaloi.

Fredi, 41 vjec, Shliren
(emri eshte me ndryshime nga redaksia)
Heroina qe i vente 3000 franka ne muaj, plot 18 vjet.
Kur ai qesh, duket qe ne pjesen e poshtme i mungon nje dhemb. Mund te thuash me plot siguri se c’fare jete ka kaluar Fredi perpara se te shkonte tek doktor Zobin. Ne fillim merrja kokaine – thote ai. – Kjo asnjehere nuk ishte problem per mua. Kurse me te filluar heroinen, gjithcka ndryshoi. Ai ndez cigaren, vjen kamarjeri: Ketu ndalohet duhani. Ai perseri e merr cigaren. – Kur e kuptova qe kisha varesi? Kur nuk isha me ne gjendje te paguaja per drogen. 3000 franka ne muaj. Atehere vendosa te marre pjese ne programin per heroine Cross-Line te Cyriut. 
Telefonon, dhe per dy jave shkon tek programi. Atje ka droge te paster. Po deshe mund te marresh dhe gjithe jeten, me melcine asgje nuk do te ndodhe. Fredi me pare punonte si drejtor arti. Ai e pelqente punen dhe nuk ankohej. Drogen e merrte me shume lehtesi. Ai ishte regjistruar nje here per tu kuruar ne Moske, por ne momentin e fundit e ktheu mendjen. Babi I tij 82 vjecar e bindi per te shkuar ne kliniken e Moskes. Se bashku me babain e tij ai shkoi tek doktor Zobini. Pastaj magneti ne koke, ti thjesht fluturon….. Dhe pas tre ditesh atij i erdhi mendimi: Une nuk e di cdo te thote heroine. C’fare mendon ai kur kujton jeten e tij  te kaluar me droge? - Isha me fat, kam patur engjell mbrojtes.

No comments:

Post a Comment