Tuesday, July 14, 2015

Informacion per prinderit!

Femija im perdor droge!

(Informacion per prinderit)


Mesuat qe femija Juaj (i vogel apo dhe ne moshe te rritur perdor droge). Reagimi tuaj i pare -  tronditje. C’fare te besh? Ku te vraponi per ndihme?

Reagimi – zemerim: Si mundi ai/ajo t’a bente kete? Dhe ndjenja e fajit: e lash vete pas dore femijen. Pikerisht te frymezuar me keto ndjenja kontradiktore Ju kerkoni prej femijes nderprerjen e menjehershme te perdorimit te droges. Ky nuk eshte nje fillim i mire.

Se pari – mundohuni te qetesoheni pa marre asnje vendim te menjehershem. Sigurisht qe ju jeni te tronditur dhe te lenduar, por tani detyra juaj eshte- vetekontrolli. Pergatitja per ti dhene ndihme femijes tuaj mund te kerkoj disa dite. Fillimisht eshte e nevojshme te kompletoheni me njohurite baze mbi problemin qe jeni perballur.

Zakonisht droga me e perhapur qe shitet ne rruge jolegale eshte substance me origjine bimore marihuana. Rreziku i varesise prej marihuanes eshte i krahasuar me alkoolin. Nuk shkakton vdekje ne rast mbidoze dhe nuk perdoret me shiringe.

Vete fakti qe femija juaj perdor droge eshte shkak per tu shqetesuar seriozisht. Por, perdorimi i marihuanes ne menyre episodike dhe perdorimi i rregullt i heroines (qe shitet neper rruge) jane gjera te ndryshme. Natyrisht, ne cdo rast behet fjale per shkelje te ligjit dhe risku sa vete e rritet. Te dhenat shkencore ne ditet e sotme vertetojne se perdorimi i drogave te ndryshme ka rreziqe te ndryshme.
Me pak i perhapur por me i rrezikshem eshte perdorimi i metamfetamines (qe ne gjuhen joletrare zakonisht e quajne shpejtesi, akull, kristal etj.), i droges sintetike qe hyn ne grupin e psikostimulatoreve. Rreziku i perdorimit te tyre per faktin si (efekt toksik i perdorimit te droges) dhe metodes se injektimit sjell riskun e semundjeve ngjitese: hepatit dhe sides.

Ne kete aspekt me te rrezikshmet jane: droga opioide – heroina, izomorfin, metodon etj. Pikerisht prej droges opioide shkaktohet varesia narkotike dhe ne lidhje me te pasojat mjekesore dhe sociale prej perdorimit te saj. Shume perdorues aktiv te droges i shmangen kontaktit te sherbimeve shendetsore dhe ndihmes sociale per shkak te natyres se semundjes (duke ruajtur deshiren per te perdorur droge) per shkak te frikes e stigmatizmit apo per shkak te pervojes negative te trajtimit te meparshem.
Per nje kohe te gjate narkomania eshte pare si shfaqje e te metave personale te njeriut: dobesia, papergjegjshmeria si dhe te meta te tjera te natyres njerezore. Sot eshte konstatuar se ne baze te varesise opioide pa marre parasys arsyet e perdorimit fillestar jane mekanizmat biologjike qe percaktojne cilesisht cdo karakter to strukturave kryesore te trurit. Crregullimet emocionale dhe te sjelljes gjate varesise narkotike shfaqen si rezultat i neiroadoptimit te trurit. Kjo na lejon qe ta konsiderojme narkomanine si nje semundje kronike shfaqja e se ciles percaktohet kryesisht nga faktore te jashtem (social) dhe karakteristikat personale te njeriut. Semundja manifestohet nga nje grup simpotmash qe mund ti ushtrohen trajtimit. Megjithe nje pjese e te semureve prej varesise opioide (nga 10 deri ne 40%) e nderpresin perdorimin e droges, shumica vazhdojne ta perdorin. Duhet te kuptojme, se sherimi perfshi reabilitimin eshte vetem nje faktor lirimi nga varesia prej droges. Komponente te tjere te rendesishem jane: motivimi i vete pacientit, natyra a mjedisit rrethuas te tij/saj, mbeshtetje konstruktive nga ana e familjes dhe punesimi.

Tani kur njohurite tuaja mbi abuzimin e droges dhe trajtimin e saj jane rritur dhe jeni ne gjendje te kontrolloni gjendjen tuaj emocionale, mund te filloni per ta diskutuar kete ceshtje me femijen. Biseda duhet te kryhet ne nje menyre te qete dhe paqesore. Ne menyre te qarte dhe ne vazhdimesi sqaroni arsyet e shqetesimit tuaj duke shmangur akuzat e drejtperdrejta dhe mbani nje komunikim te hapur. Mundohuni te theksoni se eshte pikerisht sjellja e femijes (perdorimi i droges) qe ju shqeteson. Jini te gatshem, ne pergjigje mund te keni kundershtime, qe nuk ekziston asnje lloj problemi, qe keni thyer besimin e femijes etj.

Demonstrimi i shprehjes se urrejtjes dhe hidherimit  shpesh jane reagimi i pare i perpjekjes se nderhyrjes prinderore. Behet fjale per nje kercenim serioz per te ardhem dhe mireqenien e gjithe familjes tuaj. Duke u perplasur me nje mbrojtje ‘boshe’ mundohuni ti shmangeni konfliktit te hapur ndaj kercenimeve, kerkesave dhe ndalimeve kundrejt femijes. Mos u mundoni ti zgjidhni te gjitha problemet ne momentin e pare. Mos e shfaqni zemerimin, jepini kohe femijes tuaj per tu menduar mbi kete situate. E rendesishme eshte te mbash kontakt per veprimet e ardhshme. Bejeni te qarte se ky eshte qendrimi tuaj dhe ne asnje menyre nuk do te ndryshoj dhe se femija mund te mbeshtetet gjithmone ne ndihmen tuaj per zgjidhjen e ketij problemi.

Mundohuni ta kontrolloni gjendjen tuaj sepse pervojat negative forcojne depresionin tuaj dhe dobesojne forcen e nevojshme per te luftuar per jeten dhe shendetin e femijes tuaj. Pozita e gjithe anetareve te familjes duhet te jete e konsoliduar dhe e qendrueshme, mosmarrevshjet do ti dobesonin aftesite tuaja dhe ju do te ktheheshit ne objekt manipulimi.
Ekziston nje numer i madh gabimesh tipike prej prinderve ne ndihme te femijeve.

1.     Perpjekja per te fshehur problemin brenda familjes
Nuk eshte e drejte kur mendojme se perdorimi i droges prej njerit prej anetareve te familjes diskretiton Ju personalisht. Detyra juaj eshte tu ofroni femijeve te gjitha rruget e mundshme per ti ndihmuar dhe ne te njejten kohe nderpritini burimet financiare te femijes qe mundeson vazhdimin e perdorimit te droges. Forcat tuaja mund te mos jene te mjaftueshme, mund te informoni te afermit dhe miqte per problemin tuaj. Kerkoni ndihme profesionale. Mos harroni, ju nuk luftoni me femijen tuaj por me problemin e tij/saj. Ndersa duke e fshehur problemin nga shoqeria (publiku) semundja mundohet te krijoje kushte te favorshme per zhvillimin e saj.

2.     Marrja persiper e gjithe pergjegjesise qe femija filloi te perdor droge  
Mos u mundoni ta merni persiper pergjegjesine mbi sjelljen e nje njeriu te rritur pavaresisht se eshte femija juaj. Qe ne fillim duhet te hiqni dore nga roli i mbikqyresit dhe shpetimtarit. Mbajtja e ketij pozicioni nuk do te thote se jeni indiferent ndaj problemit te femijes. Ketu behet fjale per ndarje te pergjegjesise, sepse mbi te gjitha ai qe kontrollon ai dhe pergjigjet. Femija duhet ta shpetoje vete veten kurse ju duhet ti jepni ndihme maksimale. Kjo do te thote qe ju nuk duhet te merrni persiper pjesen e punes se tij/saj por ti mbeshtesni fuqishem te gjitha perpjekjet ne kete drejtim. Ne kete situate femija nuk duhet presi per te marre lek nga ju. Duhet te shpjegoni qarte qe kjo nuk eshte forme ndeshkimi por refuzim per te financuar narkomanine, sepse ato leke do te shkojne pikerisht atje (mos u beni preng e shantazhit dhe genjeshtrave te femijes). Qendrimi juaj i forte dhe i pandryshueshem do te ndihmoje pur t’ju shmangur manipulimit te pafund.

1.     Te kete bindje ne faktin qe sjellja e papergjegjshme dhe abuzive lidhur me perdorimin e droges do te denohen
Kuptohet qe femija juaj nuk e nisi kete per tu  bere narkoman dhe si rezultat shkaku i shqetesimeve tuaja. Ajo cfare ndodhi – rezultat i kureshtjeve te tij/saj, vetebesimit, pamundesise per ti rezistuar ndikimeve negative te mjedisit. Shmangini kercenimet si: do t’ju deboj nga shtepia etj. Njeriu ka te drejte per te jetuar diku, pastaj ju nuk do ta braktisnit femijen tuaj? Mos harroni, varesia prej droges - eshte semundje e cila ka nje imazh jo te kendshem ne rrethin social. Qendrimi juaj duhet te jete shume i qarte: Ju ne asnje menyre nuk do te financoni narkomanine, nderkohe ju jeni te gatshem ta ndihmoni femijen tuaj ne nderprerjen e perdorimit te saj.

1.     Besimi se perdorimi i droges do te ndalet, ne qofte se ju do te jeni dakort me disa kushte
Zakonisht femijet ne keto raste kerkojne leke dhe te jene te pavarur.
Bejeni te qarte qe ne asnje menyre nuk do te pajtoheni me keto kerkesa. Pavaresia nenkupton pavaresi ekonomike dhe anasjelltas. Tregoni qendrimin tuaj qe jeni dakort te financoni per sherimin e semundjes dhe jo per vazhdimin e saj. Jini te gatshem per te degjuar nga ana e femijes akuza te mungeses se te kuptuarit dhe te mosbesimit si dhe kerkesa te perhershme per leke nen pretekse te ndryshme. Lote, deklarata shantazhi, te gjitha metodat e zakonshme te ndikimit mbi prinderit. E vetmja gje qe mund t’ju mbroje nga manipulimi i pafund eshte fjala - ‘Jo’.

1.     Gadishmeria per te nenshtruar jeten e vet dhe jeten e anetareve te tjere te familjes rrefuzimit kokeforte te femijes tuaj per te hequr dore nga droga
Eshte nje skenar shume i zakonshem qe quhet ‘bashkvaresi’. Sigurisht, ju nuk mund te rini indeferent duke pare se si femija juaj shkaterron jeten e vet. Por shikoni se me cfare mjeshterie femija e perdor gjendjen tuaj emocionale ne interes te vet. Vemendja juaj eshte e perqendruar krejtesisht ne nevojat e tij/saj. Ju madje mund te tentoni te fajesoni pjesen tjeter te familjes per mungese ndjeshmerie. Ne shume raste narkomania ka dhe pasoja ligjore.

2.     Sigurisht qe ekziston nje menyre universale qe te shpeton nga narkomania dhe qe ndryshon sjelljen e njeriut
Mos kerkoni per metoda qe kryejne mbrekullira. Kerkoni per profesioniste te cilet mund t’ju shpjegojne thelbin e metodave aktuale te trajtimit, te zgjidhni metoden me optimale dhe te bashkepunoni me femijen tuaj ne kete drejtim. Nje nga qellimet kryesore te perpjekjeve tuaja per te ndihmuar femijen ne tejkalimin e varesise eshte ndihma mjekesore. Vizita tek specialisti narkolog shpesh eshte nje vendim i veshtire per pacientin, mbeshteteni. Shmangini vendet ku ju garantojne rezultat te favorshem pa biseduar njehere me vete pacientin. Profesionistet me pervoje jane te kujdesshem ne parashikime afatgjata. Gjate gjithe procesit te sherimit mund te ndikojne faktore te ndryshem. Ne qofte se femija juaj mendon se nuk ka nevoje per trajtim, le te jete te pakten konsultim fillestar. Mos e injoroni ndihmen e nje profesionisti per te vleresuar situaten dhe per te zgjedhur taktiken e veprimeve te metejshme.

Shpetimi nga varesia – eshte nje proces i gjate dhe me shume pengesa. Krizat e mundshme ne kete drejtim nuk duhet te shihen si arsye per tu deshperuar, por si nevoje per tu kthyer per sherim. Ne rastet me te renda mos u zhytni ne deshperim, perpjekjet dhe durimi kane gjithmone shanse per te rritur suksesin perfundimtar.

Metodat aktuale per trajtimin e narkomanise ne Rusi kane per qellim kryesor dhe te vetem refuzimin e plote te pacientit te perdorimit te cdo substance psikoaktive. Ju duhet, te pakten ne terma te pergjithshme te keni nje parafytyrim se ne c’menyre mund te arriet ky qellim. Le te marrim strategjite kryesore te trajtimit ne shembullin e varesise narkotike.

Hapi i pare ne trajtimin e varesise narkotike eshte detoksifikimi. Permbajtja e kesaj faze – ngjarjet mjekesore. Sindroma e krizes se narkomanit shfaqet ne forme te gripit te rende por pa temperature. Shfaqja e sindromes se krizes varet nga periudha kohore e perdorimit por me kryesorja nga rregullsia dhe intensiteti i perdorimit. Kohezgjatja e shfaqjes se krizes nuk e kalon javen, zakonisht kufizohet me 3-4 dite kurse crregullimet e gjumit mund te zgjasin deri ne disa jave. Pavaresisht shprehjes se jashtme te ketyre crregullimeve, kercenime per jeten dhe shendetin e pacientit nuk ka. Perfundimi i suksesshem i detoksifikimit nuk do te thote sherim dhe ndalim te varesise prej droges. Edhe me stabilizimin relativ te gjendjes fizike dhe mendore te pacientit dhe me deklarimin e tij/saj ne ndalimin plotesisht te perdorimit tej droges ne te ardhmen, me pak se 10% e njerezve me varesi narkotike jane ne gjendje ti permbahen perdorimit mbi 1 vit.
  
Metoda me optimale pas detoksifikimit do te ishte kalimi i pacientit ne etapen e reabilitimit me qellim rivendosjen e satusit personal dhe social te tij, normalizimin e marredhenieve brenda famljes dhe me qellim rivendosjen e aftesise per te punuar. Ka programe te ndryshme reabilituese dhe terapeutike: profesionalo-psikoterapeutike, fetare etj.

Programet e reabilitimit mund te jene te mbylura dhe me qendrim te perhershem. Avantazh i kesaj zgjedhje eshte izolimi prej mjedisit te vjeter dhe plotesimi i kohes se lire ne mungese te punesimit te pacientit. Megjithate efekti i ketyre programeve nuk duhet ekzagjeruar. Pervoja ka treguar se ne qofte se pacienti pas perfundimit te reabilitimit mbetet pa perkrahjen e duhur, atehere rifillimi i perdorimit te droges per te do te ishte me shume rregull se sa perjashtim.
Ne rastet e adoptimit te kenaqshem social te pacientit me pune apo me studime dhe mundesive te nderprerjes maksimale te kontakteve me rrethin narkoman eshte mire te preferohet forma ambulatore e reabilitimit.

Nje nga menyrat efektive shtese per mbajtjen e pacientit nen mbikqyrje eshte (rregjimi i mosperdorimit te droges se grupit opiat) bllokuesi i receptoreve – naltrekson. Pervec kesaj ekziston dhe nje forme e vecante transplantimi – prodetokson (tablet sterile per injektim nen lekure) dhe preparati me veprim afatgjate per perdorim intramuskulor – vivitrol. Naltreksoni ne vetvete nuk sjell varesi, por bllokon efektin e pritshem nga perdorimi i droges opiate. Dhe keshtu pengon rifillimin e droges.

Kombinimi i konsultimit psikoterapeutik dhe i mbeshtetjes sociale ne rastet e perdorimit te gjate te naltreksionit do te mundesonin mbajtjen larq te pacienteve prej riperdorimit te droges.
Problemi kryesor ne cdo faze te trajtimit eshte gadishmeria e pacientit per te bashkepunuar.
Ne Qendren tone mjekesore perdoret nje program i projektuar posacerisht me teknologji te larte per sherimin e varesise opiate.


Doktor
M.L. Zobin